Edhe Juventusi në garë për Dembelen

Garës për ta transferuar Ousmane Dembele i është futur edhe Juventusi, ka raportuar të martën “calciomercato”.

Sulmuesi francez është ende duke biseduar për vazhdim të kontratës që i skadon me Barcelonën në verën e vitit 2022.

Të lidhura

None found

Ai është në shënjestër të shumë klubeve të mëdha të Evropës, por ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij.

Demebele me Barcelonën ka kontratë deri në qershor të vitit 2022, ndërsa këtë sezon në 37 paraqitje ka shënuar dhjetë gola dhe ka kontribuar me katër asistime.


Shtuar më 13.04.2021 20:38