Luftë ambasadash, rusët: Boll e mbrojtët Navalnin, është thjesht një bloger

Zyrtarë të ambasadës, kanë deklaruar se Navalni nuk është askushi në Rusi dhe nuk i përket asnjë partie politike.

Për këto arsye ata kërkojnë që perëndimi të mos merret më me këtë çështje dhe të mos e përkrahë më këtë person, i cili sipas tyre është I dënuar për mashtrim me vendim gjykate në Rusi.

Në postim shkruhet se më datë 30 dhjetor 2014 Gjykata Zamoskvoretski në Moskë, pasi shqyrtoi çështjen “Yves Rocher”, i shpalli vëllezërit Navalni fajtorë për mashtrim, krim i dënueshëm penalisht dhe dënoi me kusht Aleksej Navalnin për 3,5 vjet, ndërsa dënoi me 3,5 vjet burgim vëllain e tij, Oleg Navalni./albeu.com


Shtuar 24.08.2021 19:32