Lufta në Ukrainë, reagon ISIS: Ndëshkim hyjnor për Perëndimin! Kryqtarët po “hanë kokat” e njëri-tjetrit

Teksa lufta në Ukrainë është në ditën e saj të 14-të, grupi militant islamik ISIS, ka reaguar për herë të parë mbi këtë çështje.

Ata e kanë cilësuar luftën si një “ndëshkim hyjnor” për Perëndimin dhe shpresojnë që ajo të shkatërrojë armiqtë e Islamit.

Në një artikull të publikuar në buletinin e tij al-Naba, ata e etiketuan pushtimin si një përballje mes kryqëtarëve.

Xhihadistët shprehen se myslimanët nuk duhet të marrin anë në këtë luftë dhe parashikojnë se ajo të ketë pasoja të mëdha pavarësisht nga rezultati.

“Ajo që po ndodh sot, lufta e drejtpërdrejtë e përgjakshme midis kryqtarëve ortodoksë të Rusisë dhe Ukrainës është vetëm një shembull i ndëshkimit të Zotit për ta, siç përshkruhet në Kuran. Pushtimi nuk është i habitshëm për shkak të konkurrencës në rritje midis Amerikës dhe Rusisë për të kontrolluar vendet e Evropës Lindore”, shkruhet në artikullin e Al-Naba.


Shtuar 9.03.2022 11:28