U akuzua se shkoi në Dubai me të dashurin misterioz, zbulohet me kë është “arratisur” Beatrix këtë herë (FOTO LAJM)

Beatrix Ramosaj vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes dhe pas përfundimit të “Big Brother VIP”. Së fundmi këngëtarja i dha fund lidhjes me aktorin Donald Veshaj me të cilin u njoh gjatë qëndrimit në shtëpinë e famshme e menjëherë ka udhëtuar jashtë vendit.

Përmes postimeve në Instagram, Beatrix ka zbuluar se ndodhet në shoqërinë e kushërirës së saj, Anxhelinës.

Dy vajzat kanë pozuar me njëra-tjetrën të veshura plot stil e duket se po argëtohen në pushimet e dyta pas Dubait.

Madje Beatrix e falenderon Anxhelinën që i ka qëndruar pranë këtë periudhë.

“Ti je rreze drite në kohë të vrenjtur Anxhelina”, shkruan Beatrix.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by B E A T R I X (@beatrixramosaj)

Kujtojmë se Beatrix udhëtoi edhe pas daljes së Big Brother në Dubai dhe pas këtij udhëtimi publikoi bisedat private të opinionistes së “Big Brother” ku e akuzonte se ka udhëtuar me të dashurin, që nuk ishte Donaldi.

 


Shtuar 9.03.2022 11:24