Lot e largime! Takimi mes Jasminës dhe Andit shkon si mos më keq (VIDEO)

Ditën e sotme në “Për’puthen” u transmetua takimi mes Jasminës dhe Andit, në të cilin ndodhën shumë gjëra të paparashikuara. Në fillim ata i bënë dhurata njëri-tjetrit, por më vonë Andi bëri një deklaratë të papritur.

Ai tha se kërkon pak hapësirë dhe se ky vendim nuk ka lidhje vetëm me Jasminën, por edhe me disa gjëra personale.

Më vonë gjatë takimit, Jasmina i tha Andit se ushqimi që po konsumonin ishte i shijshëm, ndërsa biseda mes tyre shumë e shëmtuar. Në këtë moment djali nga Kosova u prek nga fjalët e saj dhe menjëherë u largua nga takimi. Këtë vendim ai e sqaroi më pas edhe në studio.

“Në pjesën e parë Jasmina më tha hajde futemi brenda se do sqarojmë disa gjëra, por kjo nuk sqaroi asgjë vetëm hëngri piu, kam qenë vetëm unë që fola gjithë kohës”, tha Andi.

Më pas u transmetua një pjesë pas largimit të Andit, ku Jasmina u shfaq si kurrë më parë e përlotur.

“I kam thënë mos më lër vetëm dhe unë e gjej veten në një situatë që nuk e kam gjetur kurrë as jashtë dhe në asnjë vend”, tha Jasmina mes lotësh.

Pas këtij momenti, Andi u ngrit dhe e puthi Jasminën në mes të studios, si për të vendosur paqe mes tyre.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Top Channel (@topchannelalbania)


Shtuar 26.03.2021 20:54