Sot gjithë bota mban maska, por ja kush është personi që i shpiku

Wu Lien-teh, përvjetorin e lindjes së të cilit Google po e feston sot me një doodle është personi që shpiku diçka që vazhdon të jetë aq aktuale dhe në përdorim të përditshëm si kurrë më parë.

Epidemiologu kinez-malajzian shpiku një mbulesë kirurgjikale të fytyrës që konsiderohet pararendëse e maskës N95 e cila po përdoret gjërësisht sot për të luftuar përhapjen e COVID-19.

Wu ka lindur sot (10 mars) në 1879 në një familje të emigrantëve kinez në Penang, Malaya e cila sot njihet si Malajzia.

Ai u bë studenti i parë me origjinë kineze që fitoi një doktoraturë nga Universiteti i Kembrixhit para se të bashkohej me Kolegjin Mjekësor të Ushtrisë Perandorake të Kinës si zv / drejtor në 1908.

Në vitin 1910, një epidemi e panjohur goditi rajonin e Manchurias dhe qeveria kineze caktoi Wu për të hetuar.

Ai e identifikoi sëmundjen si një murtajë pneumonike shumë ngjitëse që ishte përhapur përmes frymarrjes, e cila u bë e njohur si murtaja Mançuriane.

Një nga mënyrat që Wu ndihmoi për të luftuar përhapjen e sëmundjes ishte duke modeluar një maskë kirugjikale me pambuk dhe garzë që përfshinte disa shtresa pëlhure për të filtruar stërkalat.

Wu i këshilloi njerëzit që ta mbanin maskën e tij dhe punuan së bashku me qeverinë për të krijuar stacione karantine dhe spitale, të kufizonin udhëtimet dhe të aplikonin teknika për të sterilizuar pajiset.

Kjo strategji e tij ndihmoi për ti dhënë fund pandemisë në prill të vitit 1911 brenda katër muajsh pasi u ngarkua me kontrollin e përhapjes së sëmundjes.

Wu themeloi Shoqatën Mjekësore Kineze, shoqata më e madhe dhe më e vjetër mjekësore joqeveritare e vendit, në 1915.

Njëzet vjet më vonë, Wu u bë personi i parë me origjinë kineze, i nominuar për çmimin Nobel në fiziologji dhe mjekësi.


Shtuar 26.03.2021 09:03

Tags: ,