Capital T realizon ëndrren e tij/ Takohet me futbollistin legjendar Ronaldo!

Reperi i njohur shqiptar, Capital T, ka pasur fatin të takohet me një prej idhujve të tij të fëmijërisë, legjendën e futbollit brazilian, Ronaldo Nazario.

Ai ka shpërndarë në rrjetin social Instagram një fotografi të përbashkët me ish-sulmuesin e famshëm, duke shijuar momentin e takimit të tyre.

Në postimin e tij, Capital T ka zgjedhur të ndajë jo vetëm këtë kujtim të veçantë, por edhe të rikujtojë momentin kur Ronaldo kishte vizituar Kosovën pas luftës së vitit 1999.

Fotografia, të cilën ai ka etiketuar me mbishkrimin “Kënaqësi të takoj R9, heroin tim të fëmijërisë, një prej më të mirëve në fushë dhe jashtë saj, ai e vizitoi Kosovën kur ishte në kulm të karrierës së tij e kjo është një arsye tjetër pse akoma e gëzoj të njëjtën dashuri e respekt për të. Faleminderit Ronaldo ?? vazhdo të jesh i mrekullueshëm. Dhe shihemi së shpejti miku im në një kosovë shumë më ndryshe”, shpreh mirënjohjen dhe respektin e thellë për figurën e Ronaldos.

View this post on Instagram

A post shared by Capital T (@truekapo)


Shtuar 16.01.2024 19:47