Lideri çeçen: Rusia synon të marrë Kievin

Kreu i republikës ruse të Çeçenisë Ramzan Kadyrov tha se një ofensivë do të lëshohet jo vetëm në Mairupol, por edhe në kryeqytetin Kiev dhe qytete të tjera të Ukrainës.

Në një video të postuar në kanalin e tij Telegram sot, Kadyrov tha se do të “çlironte plotësisht rajonet lindore të Luhanskut dhe Donetskut… dhe më pas do të merrte Kievin dhe të gjitha qytetet e tjera.

“Ju siguroj se asnjë hap nuk do të kthehet prapa”, tha ai.

Kjo vjen pasi konflikti në Ukrainë është zhvendosur në lindje, ku forcat ukrainase janë të forta dhe të përgatitura mirë.

Zyrtarët rusë kanë thënë se fokusi i forcave të saj tani është “çlirimi i plotë” i Donbasit, duke iu referuar gjerësisht Luhanskut dhe Donetskut./albeu.com


Shtuar 11.04.2022 07:27