Lëvizte i armatosur, vihet në pranga 43 vjeçari në Vorë

Diten e sotme, një 43-vjeçar është arrestuar nga policia në Vorë, pasi lëvizte i armatosur. 43-vjeçari banues në Shkodër, rezulton i dënuar më parë për vepra penale kundër jetës dhe personit, që qarkullonte me automjet i armatosur.

Në cilësinë e provës materiale, u sekuestrua arma e zjarrit pistoletë, me krehër e municion luftarak, që 43-vjeçari posedonte.

Sakaq, materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.


Shtuar 28.04.2024 10:59