“Legjenda”, Vasil Ruci rrëfen takimet me Davide Pecorellin: Na u ngjit nga hiçi, nuk e morëm vesh nga doli

Futbollisti i njohur vlonjat, Vasil Ruci ka treguar si është njohur me biznesmenin italian Davide Pecorelli, i cili rezultonte i zhdukur.

Ish-arbitri italian Davide Pekoreli që inskenoi vrasjen e tij në malet e Pukës i është drejtuar: “Jam shkrimtar italian, po bëj një studim për Kontin e Monte Kristos. Por më pëlqen futbolli dhe kam dëgjuar shumë për ju, për Sokol Kushtën. Jeni të mëdhenj shumë.

Do të shkruaj një ditë për ju…”, u pat thënë afro tetë muaj më parë. Më pas takime, futboll së bashku, plazh, dreka dhe një udhëtim drejt Greqisë që nuk u realizua kurrë. Bëhet fjalë për ish-arbitrin italian Davide Pekoreli që inskenoi v rasjen e tij në malet e Pukës.

“Çudi e madhe, thotë Vasil Ruci për “Panorama Sport”, na u ngjit nga hiçi. Nuk e morëm vesh se nga doli, thjesht rrinte me ne, hante me ne, luante futboll me ne dhe bënte plazh me ne. I çuditshëm për besë…”, thotë legjenda e Flamurtarit dhe qesh me zë të lartë.

PYETJA: Vasil a e njihnit Davide Pekorelin?

VASIL RUCI: Po ku di unë o të keqen, ai ishte një njeri i çuditshëm. Çfarë të them unë tani?! Kjo botë është e çuditshme, nuk dimë kush hyn dhe kush del dhe kush na afrohet…

PYETJA: Sa kohë kishte në Vlorë ai?

VASIL RUCI: Po kishte afro 8 muaj në mos gaboj. Nuk ia kam numëruar ditët, por na u ngjit shumë. Shkonim të luanim futboll, ai nga pas. Madje edhe kur hanim ndonjë gjë së bashku, nuk na shqitej. Po nuk ndiheshim sepse ishte edhe gazmor si tip.

PYETJA: I paguanit ju drekat apo ai?

VASIL RUCI: Jo, mo ç’paguante ai. Unë nuk jam ulur me të shpesh mo jo, por ndonjë miku ynë rrinte më shpesh. Jo, mo ku paguante ai. Madje më thanë që të jepte ndonjë drekë me qepë e domate dhe pastaj të “rruante” se donte 50 dreka të tjera mbrapsht. Po ne e kuptuam që ishte i tillë…(qesh me zë të lartë). “Panorama Sport”/albeu.com


Shtuar 23.09.2021 14:18