Dalin pamjet! Kush është 23-vjeçarja, nëna e dy fëmijëve që vdiq pas operacionit në Vlorë (FOTO LAJM)

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Vlorë ku një  23-vjeçare ka ndërruar jetë pas ndërhyrjen kirurgjikale.

Viktima mësohet se është shtetasja Brisilda Sadushi e cila është nëna e dy fëmijëve të mitur. Burimet bëjnë me dije se e reja ka lënë pas një vajzë dhe një djalë.

Ajo iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale në spitalin e Vlorës një natë më parë, ku u paraqit në gjendje të rëndë me infeksion në zorrë. Sadushi u fut në sallën e operacionit, por pas përfundit të procedurës pësoi shok dhe ndërroi jetë.

Pritet të zbardhen akoma më shumë detaje për komplikacionet që mund të ketë pësuar e reja, të cilat i morën jetën. /albeu.com/

 

 

 


Shtuar 23.09.2021 14:20