Lajm i mirë për besimtarët! Myslimanët do të falin Fitër Bajramin në shesh

Pas një viti të gjatë pandemie dhe rregullash anti covid-19, myslimanwt do tw rikthehen nw sheshin Skwndwrbej pwr tw falur Fiter Bajramin.

Në njoftimin e bërë publik, thuhet se falja do të nisë në orën 05:40 dhe mbaron në 06:20.

NJOFTIMI:

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë njofton të gjithë besimtarët se Fitër Bajrami do të falet ditën e enjte në orën 06:10 në Sheshin “Skënderbej”, Tiranë.Programi fillon në orën 05:40 dhe mbaron në orën 06:20.

PROGRAMI I FITËR BAJRAMIT

Data: 13.05.2021
Dita: E enjte
Ora: 05:40-06:20
Vendi: Sheshi “Skënderbej”, Tiranë
Fillimi: 05:40, Moderatori Ejup Lila
Lexim Kur’ani: 05:45, Imami i Xhamisë së Et’hem Beut, Elton Karaj
Fjala përshëndetëse: 05:55, Kryetari i KMSh-së, H. Bujar Spahiu
Ligjëratë: 06:00, Nënkryetari i KMSh-së, Taulant Bica
Falja e Namazit: 06:10, Kryetari i KMSh-së prin në namaz
Hytbeja: 06:15 Myftiu i Tiranës, Lauren Luli /albeu.com/


Shtuar 11.05.2021 18:59