Ky është lokali në Shkodër ku u ekzekutua për hakmarrje 47-vjeçari (VIDEO)

Mbrëmjen e djeshme, në Shkodër u ekzekutua me armë zjarri 47-vjeçari Prek Tonaj. Pamjet që shihni më poshtë janë nga vendngjarja. Tonaj u ekzekutua pikërisht në ambientet e brendshme të këtij lokali, ku një person i maskuar ka hyrë me kallashnik dhe ia ka drejtuar armën. “A e di se na ke borxh” ka thënë autori ndërsa ka qëlluar mbi të për vdekje.

Ngjarja e rëndë dyshohet se ka ndodhur për hakmarrje, ndërsa policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Burime bëjnë me dije se, Pal Ksolla ka vrarë Nikollë Tonaj në komunizëm në burg, ndërkohë që në vitin 1996 ai u vra po nga ky fis.

Në 2011 dyshohet se nga fisi Hasanaj është vrarë Zek Tonaj dhe është plagosur babai i tij. Zanafilla e konfliktit ka qenë për çështje votash në zgjedhje, por me pas janë konfliktuar në një urë në Dukagjin ku ka ndodhur edhe vrasja.

Ndërkohë, në 2022 vritet Prek Tonaj, ndërsa të dyshuarit kryesor janë fisi Ksolla.

Mësohet se pas ngjarjes së mbrëmshme, i ati i viktimës është në gjendje jo të mirë shëndetësore. Ky është djali i katërt që po çon në dhe, tre iu vranë për hakmarrje ndërsa një ka humbur jetën nga shkaqet natyrale./albeu.com


Shtuar 14.02.2022 12:00