Vrasja në Shkodër, autorët i shkuan të maskuar në lokal: Mesazhi që i dhanë viktimës para se ta qëllonin

Prekë Tonaj është viktima e radhës e hakmarrjes në Shkodër. Dy aurorët të maskuar janë futur në ambitet e lokalit ku 47-vjeçari po qëndronte ku më pas e kanë qëlluar me kallashnikov duke e lënë të vdekur në vend.

Mësohet se para të shkrepnin armën, i kanë thënë emrin e personit për të cilin po e vrasin.

47-vjeçari Prek Tonaj ka mbetur viktimë e një atentati mbrëmje e sotme në fshatin Grudë e Re në Shkodër. Ngjarja u regjistrua rreth orës 19:15, në një lokal në qendër të fshatit. Ishin 2 persona që e kanë qëlluar për vdekje 47 vjeçarin teksa ka qenë duke konsumuar kafe në lokal. Para se ta qëllojnë autorët ende të paidentifikuar i kanë thënë emrin e personit që të cilin po e vrasin.

Tonaj, punonjësi i Ujësjellës Kanalizime Shkodër, rezulton person me precendet penal, pasi në 2011 është arrestuar sepse së bashku me 2 persona të tjerë, tentuan të vrasin një person për hakmarrje në fshatin Vuksan të Shkodrës.

Nuk dihet ende nëse kjo ngjarje e 11 viteve më parë ka lidhje me ekzekutimin e sotëm të Tonaj. Burime bëjnë me dije se Prek Tonaj i janë vrarë edhe dy vëllezër vite më parë. Autori nuk është identifikuar ende, teksa policia ka ngritur postblloqe, ndërsa ka nisur edhe marrja në pyetje e personave që kanë qenë të pranishëm në momentin e ngjarjes. /albeu.com


Shtuar 13.02.2022 22:21