U ekzekutua në lokal, zbulohet e shkuara e 47-vjeçarit të cilit i vranë edhe dy vëllezërit

Kanë dalë detaje të reja në lidhje me vrasje e Prekë Tonajt, mbrëmjen e sotme në Grudë të Re të  Shkodrës.

Mësohet se 47-vjeçarit i kanë vrarë edhe dy vëllezërit vite më parë.

Gjithashtu bëhet me dije se viktima në vitin 2011 së bashku me dy persona të tjerë po tentuan të kryenin një vrasje që kishte për motiv hakmarrjen, por pilicia e Shkodrës bëri të mundur parandalimin duke arrestuar, Ndue Tonaj , banues në Vuksan, Prek Tonaj, banues në Grudë e Re dhe Ndoc Prelën.

Si u raportua ngjarja në 2011?

Policia e Shkodrës dhe forcat RENEA raportuan se kanë parandaluar një atentat për hakmarrje në komunën Shalë, duke çuar në pranga 3 persona. Operacioni i koduar “Shenjestra 3” u zhvillua pas informacioneve të marra se një grup personash po planifikonin vrasjen e një pjesëtari të familjes Hasanaj nga Shala. Siç raportonte policia Ndue Tonaj, lindur e banues në fshatin Vuksanaj; djali i tij Prekë Tonaj dhe Ndoc Prela, u arrestuan si autorë të planit për të eliminuar hasmin e tyre.

“Arrestimi i tyre u bë në sajë të një punë të gjatë hetimore, të kryer nga Drejtoria e Policisë Qarku Shkodër, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër. Nga hetimet e kryera rezultonte se atentati që po planifikohej kishte si motiv hakmarrjen, pas një konflikti mes autorëve dhe familjes Hasanaj nga Shala e Shkodrës”, raportonte policia.

Pas arrestimit , në shtëpitë e tyre u zhvullian kontrolle ku janë sekuestruar armë, tritol e municione të tjera. Pjesa më e madhe e tyre u sekuestruan në shtëpinë e Ndue Tonajt në fshatin Vuksanaj, ku u gjetën të fshehura tri pushkë, disa kallëpe tritoli dhe një arkë me fishekë. Municionet atëherë u gjetën në oborrin e banesës së Tonajt, ku u sekuestruan në cilësinë e provës materiale dhe 20 rrënjë cannabis sattiva, si dhe një qese me fara hashashi. Në shtëpunë e Prekë Tonajt, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një pushkë dhe një pistoletë si dhe një pasaportë e falsifikuar në emrin Nikë Lulaj. /albeu.com


Shtuar 13.02.2022 20:36