Ditën e sotme, një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës, ku një autobus ka humbur kontrollin dhe është përplasur me trafikndarësen, e si pasojë e përmbysjes së autobusit kanë humbur jetën dy persona.
Ngjarja ndodhi pranë qendrës tregtare QTU, ku pas përmbysjes pasagjerët mbetën të bllokuar.
Të lidhura
None found
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e emergjencës, të cilat po punojnë për të nxjerrë personat që ndodheshin brenda autobusit.

