Ky është 33-vjeçari që u vra pranë banesës në Shkodër, pamje nga vendngjarja (VIDEO)

Fotoja që shihni më poshtë, është e Valter Fierzës, i cili u vra mbëmjen e sotme në Shkodër, në afërsi të banesës së tij, pranë kishës së Hotit të Ri.

Ishin vetë familjarët të cilët njoftuan policinë.

Ndëkrohë policia ka rrethuar zonën dhe po punon për kapjen e autorit.

Njoftimi:

Rreth orës 21.48, në fshatin Hot i Ri, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi V.F, rreth 33 vjeç, banues në fshatin Hot i Ri, Shkodër.

Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor.

Janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit/ve.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


Shtuar 21.09.2023 23:17