Conference League, Ballkani i Ilir Dajës mposhtet minimalisht nga Viktoria Plzen

Ballkani është mposhtur në transfertë nga Viktoria Plzen, në duelin e vlefshëm për fazën e grupeve në Ligën e Konferencës.

Sfida u vendos vetëm nga një gol i pafat në minutën e 73′. Kalvaç goditi drejt portës dhe Delova e devijoi duke e dërguar në portën e Koliqit.

Më pas Ballkani pati një mundësi të mirë me Gripshin në të 83′ por topi shkoi mbi traversë. Kështu mbyllet sfida e parë e kampionëve të Ilir Dajës.


Shtuar 21.09.2023 23:16