Kuvendi vendosi! Vaksinat ruse dhe kineze do të përdoren në Shqipëri

Ditën e sotme Kuvendi miratoi Aktin Normativ, për marrjen e vaksinave ruse dhe kineze.

Me 95 vota pro, i hapet rrugë ligjërisht edhe marrjes dhe përdorimit të vaksinave ruse dhe atyre kineze, duke qenë se ka pamjaftueshmëri të vaksinave nga Pfizer, Astrazeneca apo të tjera që prodhohen në Perëndim.

Shqipëria mori 10 mijë vaksina ruse pak ditë më parë, dhuratë nga Princi i Emiratave të Bashkuara Arabe.

Deri tani në vendin tonë kanë mbërritur rreth 100 mijë vaksina, të markave Pfizer, Astrazeneca dhe Sputnik V.


Shtuar 23.03.2021 14:24