Kush janë serbët e vrarë në veri të Kosovës, njëri la pas dy fëmijë, tjetri së fundi u bë baba

Mëngjesin e së dielës, në fshatin Banjskë u vra një polic i Kosovës dhe katër serbë. Tre trupat e serbëve u gjetën në të njëjtën ditë, ndërsa i katërti një ditë më vonë.

Tre serbët e vrarë janë:

Igor Milenkoviq (50-vjeo) ishte baba i dy fëmijëve dhe punonte si shofer i ambulancës në Qendrën Klinike dhe Spitalore të Mitrovicës së Kosovës.

Stefan Nedeljkoviq (31-vjeç) ishte nga Zveçani.

Bojan Mijailovic, i cili gjithashtu vdiq dje, para disa muajsh është bërë baba.

Sipas të dhënave të fundit, njëri nga serbët e plagosur që i është nënshtruar një operacioni në Prishtinë është në gjendje stabile, ka thënë Qendra Klinike Universitare e Kosovës.

Çfarë ndodhi të dielën e 24 shtatorit?

Një pjesëtar i Policisë së Kosovës u vra dhe 3 u plagosën në përleshjet me një grup të armatosur në veri të vendit.

Rreshteri Bunjaku u vra në pritën që grupi i armatosur kishte zënë herët në mëngjes në hyrje të fshatit Banjskës në Zveçan. Gjatë shkëmbimit të zjarrit u plagosën edhe 2 policë të tjerë.

Më pas grupi i armatosur prej 30 anëtarësh u vendos në manastirin e Banjskës ku për orë të tëra, gjatë gjithë ditës së dielë u shkëmbyen të shtëna me policinë.

Në mbrëmje ministri i Brendshëm i Kosovës deklaroi se 4 sulmues u vranë, ndërsa gjashtë persona të tjerë, që dyshohet se ishin të lidhur me ta, u arrestuan.

 


Shtuar 26.09.2023 10:30