Kurti për dialogun: Kosova nuk është më objekt në tavolinë

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, në lidhje me dialogun, ka thënë se Kosova nuk është objekt në tavolinë, por subjekt në karrige.

Kurti gjithashtu tha se dialogu është i rëndësishëm, por që nuk është në topthi prioritetet e qeverisë

“S’kam thënë që është prioriteti im i shtatë. Kam thënë që në matjet e popullit është 5-6-7, por kam thënë se po bëj kompromis dhe është prioriteti i katërt. Besoni se ashtu është. Më shumë jam marrë me pandeminë, koordinim të ministrave, me çështjet ekonomike e të drejtësisë. Merrem edhe me dialogun dhe përkushtimi im është që kryeministri zëvendësin e tij ia ka dhënë në portofol edhe dialogun. Është i rëndësishëm, por s’është në top-tri prioritetet”, ka deklaruar ai.

Kurti më tej ka thënë se teksa dialogu ka burim Rezolutën e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së e me fokus në bashkëpunim e paqe dhe stabilitet, ai ka “degjeneruar duke gërryer substancën shtetërore me koncesione të panumërta të bëra në emër të njohjes në fund, e që e demantoi president serb ditë më parë”./albeu.com


Shtuar 1.07.2021 22:49