Kurti flet nga spitali ku po trajtohen të lënduarit: Bashkë do t’ia dalim (VIDEO)

Kryeministri Albin Kurti në një konferencë për media në Kroaci ka thënë që i ka vizituar të gjithë udhëtarët e lënduar nga aksidenti i sotëm në Kroaci.

Kurti e quajti si ditë shumë të rëndë për popullin shqiptar mirëpo e falënderoi homologun e itj kroat, Andrie Prenkoviq, për bashkëpunim të shkëlqyeshëm dhe për reagimin urgjent të shtetit kroat dhe trajtimin e mirë të pacientëve kosovarë.

“Këtu i vizitova të gjithë pacientët nëpër dhomat e spitalit përfshirë edhe ata dy që janë në kujdesin intensiv dhe i falënderoj edhe menaxhmentin e spitalit por edhe profesionistët shëndetësorë për kujdesin e treguar dhe për angazhimin e pakursyer”, ka thënë Kurti në konferencë për media.

“Qindra mijëra qytetarë të vendit tonë kthehen gjatë verës tash për pushime në vendlindje, dhe shteti ynë, ekonomia jonë, mirëqenia e tillë çfarë e kemi varet shumë prej tyre, prandaj kjo tragjedi është tejet e rëndë”.

“E duke iu falënderuar përkujdesjes dhe solidaritetit këtu bashkë do t’ia dalim më kollaj dhe më shpejtë, andaj edhe njëherë ngushëllime familjeve të të vdekurve dhe faleminderit kryeministrit Plenkoviq”. /klankosova/


Shtuar 25.07.2021 21:22

Tags: ,