Kurti: 60% e popullsisë, deri në fund të vitit, do të jenë vaksinuar

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një deklaratë për media, ka thënë se deri në fund të vitit, 60% e popullsisë së Kosovës do të vaksinohen.

“Me hyrjen e muajit maj dhe qershor janë rritur mundësitë për të marrë më shumë vaksina. Unë jam i bindur që këtë vit do të arrijmë të vaksinojmë 60% të popullsisë. Diaspora do të na ndihmojë në një ripërtërijë nga pandemia, pasi nuk është në pyetje vetëm shëndeti i popullsisë por edhe shëndeti në aspektin socio-ekonomik”, tha Kurti./albeu.com


Shtuar 19.05.2021 09:09