Ish-shefi i policisë: Krimi i organizuar në Shkodër “lëviz” me kanun! (VIDEO)

Ish-drejtuesi i policisë Arben Hajdarmataj ka analizuar kriminalitetin në Shkodër, ku vetëm pak ditë më parë u gjet pa jetë trupi i Endri Mustafës.

I ftuar në emisionin “Open”, Hajdarmataj tregoi se Shkodra funksionin në bazë të kanunit dhe se kjo gjë dallohet qartë në lëvizjet pas vrasjeve.

“Shkodra është qytet problematik përsa i përket krimit. Shkodra ka edhe disa rregulla kanunore që përdoren dhe e shohim tek fakti që babai i Ibrahim Licit shkoi tek shtëpia e viktimës për ngushëllim. Është bërë në bazë të rregullave kanunore.

Në Shkodër ka fakte që kemi familje të ngujuara më shumë se në rrethet e tjera. Fakti që bashkëshortja e viktimës flet për fisin Bajrit, është pjesë e rregullave kanonore. I thanë që nuk kemi borxh “gjak”,”-tha Hajdarmataj. /tch

Shtuar 19.05.2021 09:11