Sipërmarrësi Endri Meksi, njëkohësisht pronar i televizionit MCN, ka folur për aferat e AKSH-it, në emisionin Të Paekspozuarit.
I pyetur nga Baton Haxhiu, për lidhet e tij me biznesmenët Agasi dhe Beqiri që sot janë nën akuzë nga SPAK, Meksi shpjegoi njohjet me ta.
Të lidhura
None found
Ndër të tjera, Meksi tha se Ermal Beqiri ka shantazhuar strukturën drejtuese të AKSH-it, madje sipas tij, Beqiri mund të ketë shantazhuar edhe vetë Agasin.
Pjesë nga biseda:
Baton Haxhiu: A keni njohuri të fortë, të paktë, apo vetëm kalimthi me Ergys Agasin dhe Ermal Beqirin?
Endri Meksi: Me të dy kam goxha njohuri.
Baton Haxhiu: Kur mendoni se kjo njohuri është shndërruar në armiqësi? Keni patur ndonjë debat, që ata kanë kërkuar, që koha juaj për AKSHI-n ka përfunduar?
Endri Meksi: Nuk ka qenë kjo arsyeja sepse une nuk isha faktor. Me Beqirin ka qenë në formën e antagonizmit. Me Ergysin tentuam të ishim miq, për një periudhë të 2024, ishim në marrëdhënie normale, afektive, gjatë 2025 marrëdhënia ishte e komplikuar për shkak të lajmeve të medias ndaj tij. Në 2024 e gjenim gjuhën. Nuk ka qenë AKSHI. Aty 2-3 herë që tentuam të hapim bisedën, nuk u vijua.
Baton Haxhiu: A keni gabuar në ndonjë lajm karshi zotit Beqiri dhe Agasi?
Endri Meksi: Po, që nuk kam bërë më shumë.
Baton Haxhiu: Deri kur ke fshehur lajme?
Endri Meksi: Mjaftueshëm. Kam bërë 2-3 qejfe.
Baton Haxhiu: Kur bën qejfe, e vërteta e vogël që vjen, shkakton konflikt. Sepse ata kërkojnë të heshtesh dhe kjo e bën konfliktin të pashmangshëm.
Endri Meksi: Në rastin tim ka shkaktuar më shumë se kaq.
Baton Haxhiu: A kanë provuan të blejnë lajme?
Endri Meksi: Jo nuk mund të them.
Baton Haxhiu: Keni thënë një gje të rëndësishme sonte, nuk e besoja se do të ketë një bisedë të tillë, hyra me një paragjykim, Ermal Beqiri the ka shantazhuar strukturën e AKSH-i, sepse i ka njohur dobësitë. E pashë intervistën e shefes së AKSHI. Kur po flasim te shantazhim, projektet dhe struktura e AKSH nuk mund të shantazhohet pa e ditur drejtoresha. Ju mendoni se Ermal Beqiri dhe Agasi, e kanë patur fuqinë e madhe, që shefja e AKSH, e cila u viktimizua në intervistë, të jetë e pafuqishme të mbrojë stafin?
Endri Meksi: Në momentin që kanë patur të dhënat e shtetit shqiptar ata, ka kaluar në shantazh. Ësht korrik i 2022, kur dolën të dhënat e parë të Homeland Justice, për të treguar se une do ti vë flakën sistemit duke krijuar panik.
Baton Haxhiu: Kur flet për Homeland Justice, mund të themi se Ermal Beqiri është iraniani i padukshëm?
Endri Meksi: Nuk e provoj dot, por e kam hedhur si ide.
Baton Haxhiu: I gjithë shteti të mashtrojë publikun se kemi attack nga Irani…?
Endri Meksi: Kemi raport të disa instancave që i gjykojmë të pagabueshme, por gjurmët mund të maskohesh. Interesin e madh e shoh vetëm te ai person. E tërë historia e AKSH-i, ësht histori shantazhi konstante. Nuk ka patur asnjë skenar që kushdo prokuror ta fshijë.
Baton Haxhiu: Mendoni se Beqiri dhe Agasi kanë qenë në armiqësi?
Endri Meksi: Mendoj se Ermali ka shantazhuar edhe Ergysin…
Baton Haxhiu: Dihet, nuk është vetëm te ne, se ndërtohet një rrëfim për tenderin, kushtet e tenderimit. Shantazhimi, mendoni se ka përcaktuar kushtet e tenderimit që të fitojë Beqiri?
Endri Meksi: Po, e thotë SPAK dhe GJKKO. Janë letrat dhe detajet pafund. A ndodh në të tjera vende? Duhet provuar. Ne i bëjmë të gjithë njësoj, ky është gabim. Unë po flas edhe për ti dhënë kurajo firmave të ndryshme të IT. Gent Progni e ngacmojmë shpesh herë edhe nëpër meme, por ai inicioi denoncimin e parë. Më vonë, ankimimet e ABS. Shumë të tjerë, përfshirë edhe mua ishim tërhequr, të lodhur, të mërzitur, indiferentë. Ky koment i dosjes së AKSHI, duhet të na shërbejë për të luftuar më shumë.
Baton Haxhiu: Kam një dilemë, nëpërmjet qytetarit të guximshëm, dhe një qytetari që mbron të drejtat e veta. Nuk besoj se biznesmenët, mërziten shumë. Ata e ndjejnë një farë ankthi, por kur kjo punë bëhet çështje hetimi dhe bashkohet lajmi me hetimin, ata shqetësohen. Ajo që më intereson, sa qytetari Endri Meksi, është futur në dosje dhe sa ka ndihmuar SPAK që kjo e vërtetë të dalë në shesh? Derisa ke qenë në media, ke patur lajme, nuk ke qenë i goditur dhe i kërcënuar. Kur ke marrë guximin, ka shkuar përtej lajmit. A është qytetari Meksi përtej lajmit?
Endri Meksi: Unë kam patur zero rol në atë dosje. Unë po e shfrytëzoj për ta qartësuar sa më shumë, për të kombinuar interesin tim me të publikut. Unë i dija paraprakisht, nga IT të ndryshëm, por dosja është tjetër gjë komplet.
