Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN Tv, ka folur për rikonfirmimin e Berishës si kryetar partie, ku nuk do të ketë asnjë kandidat tjetër në garë.
Balliu sulmoi ashpër Salianjin, duke deklaruar se ai është jetik për pushtetin e Edi Ramës.
Të lidhura
None found
“Në burg të bien flokët, jo të mbijnë. Nuk kuptoj pse duket kaq e çuditshme.
Përveç faktit që të sulmosh në kulmin e protestave të opozitës, kur Lubia është drejt greminës, ti të sulmosh partinë tënde, kur partia të ka mbështetur, ai ka qenë anëtar kryesie edhe pse nuk e lejonte statuti.
Në primaret tona, e hoqëm dhe e emëruam drejtues politik. Kërkoi të largohej nga Korça në Elbasan, e çuam. Të gjitha ja ka bërë partia. Pastaj ky vendosi të marrë rrugë tjetër, këto pyetje nuk kanë interes për ne. Suksese!
Figura të tilla janë jetike për pushtetin aktual.
Ne sot mund të flisnim për 10 mln euro që kanë shkuar për çokollata, por ja që po flasim për këtë. Shiko sa e ndihmojmë pushtetin, hajde të merremi me këtë.
Në pjesën e procesit zgjedhor, demokratët kanë mundësi të zgjedhin, nëse i përshtatet ku formal, mund të vendosin të mbajnë, siç u zgjodh herën e parë me referendum. Secili ka opsionin e vet”, tha Balliu.
