“Kur ke fat, ke fat”, Artan Hoxha për kokainën në Kosovë: Kjo linja e “re” nga Brazili, diçka me kujton!

Pas sekuestrimit të një sasie prej 400 kilogram kokaine në Kosovë, gazetari Artan Hoxha ka nxjerrë dhe pamjet nga vendngjarja.

Krahas pamjeve,  Hoxha shkruan se: Kur ke fat, ke fat… Në kohen dhe në vendin e duhur… Në Lipjan të Kosoves, në ambjentet e kompanise ku eshte kapur nje sasi e frikshme kokaine, e fshehur brenda nje ngarkesa me mish te nisur nga Brazili”.

Kujtojmë se sekuestrimi i kokainës erdhi pas një super-aksioni të kryer në bashkëpunim mes forcave policore italiane, shqiptare e kosovare.

Reagimi i plotë i Artan Hoxhës

Kur ke fat, ke fat… Në kohen dhe në vendin e duhur… Në Lipjan të Kosoves, në ambjentet e kompanise ku eshte kapur nje sasi e frikshme kokaine, e fshehur brenda nje ngarkesa me mish te nisur nga Brazili. Nderkohe oficeret e njesise speciale te policise se Kosoves dhe oficeret e antidroges nga Tirana jane ende duke punuar për te peshuar dhe saktesuar sa eshte sasia e sekuestruar e kokaines… Kjo linja e “re” nga Brazili, diçka me kujton!!! Në fakt nuk me duket aq e “re” sa thone…


Shtuar 17.05.2021 16:34