Iu gjet kokainë dhe kanabis, arrestohet 28-vjeçari në Durrës

Policia ka arrestuar një 28-vjeçar në Durrës, banues në Gjermani, pasi i është gjetur një sasi lënde narkotike e dyshuar cannabis sativa dhe një sasi lënde narkotike e dyshuar kokainë.

Gjithashtu janë arrestuar dhe dy të tjerë për vepra të ndryshme penale.

Njoftimi i policisë:

Durrës

Vijon puna për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Bien në prangat e Policisë 3 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin A. Xh., 28 vjeç, banues në Gjermani, pasi në lagjen nr.1, Durrës, gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe i sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike e dyshuar cannabis sativa dhe një sasi lënde narkotike e dyshuar kokainë.

Forcat Operacionale në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, ndaluan shtetasin A. B., 22 vjeç, banues në Durrës, pasi Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Durrës i ka caktuar urdhër-ndalimi për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin R. K., 37 vjeç, banues në Elbasan, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë, në lagjen nr.13 Durrës, duke drejtuar motomjetin pa leje drejtimi.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme./albeu.com

Shtuar 20.07.2021 11:35