Kultivonte drogë në pronat e tij, arrestohet 57-vjeçari në Elbasan

Policia ka vënë në pranga një 57-vjeçar në Elbasan pasi i janë gjetur fidanë kanavbis të mbjella në pronat e tij. Gjithashtu është arretuar dhe një 19-vjeçar me iniciale I. V., pasi ka drejtuar motoçikletën pa patentë dhe nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë.

Njoftimi i policisë:

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan u arrestuan në flagrancë shtetasit:

I. V., 19 vjeç, banues në fshatin Pajun, Elbasan, pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar motoçikletën pa leje drejtimi, si dhe nuk i është bindur urdhërit të punonjësve të Policisë. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike cannabis sativa.

A. V., 57 vjeç, banues në fshatin Pajun, Elbasan, pasi në vendin e quajtur “Gorga e Skënderasit”, në pronën e tij, janë gjetur të kultivuar disa fidanë narkotikë cannabis sativa.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme./albeu.com


Shtuar 3.07.2021 10:33