Vinin baste sportive në lokal, nga celulari, arrestohen dy pronarët në Elbasan

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Elbasan proceduan penalisht në gjendje të lirë, për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Fshehja e të ardhurave”, shtetasit:

A. K., 27 vjeç, banues në Elbasan, pasi nga kontrolli i ushtruar në ambientet e lokalit të tij iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një telefon në të cilin kishte të hapur faqe interneti për baste sportive;

Q. S., 60 vjeç, banues në Elbasan, pasi nga kontrolli i ushtruar në ambientet e lokalit të tij iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një telefon në të cilin kishte të hapur faqe interneti për baste sportive./albeu.com

Shtuar 3.07.2021 10:28