Kultivoi kanabis në një zonë të pyllëzuar në Borsh, arrestohet 58-vjeçari (EMRI)

Hekuran Beqiri është arrestuar ng policia e Himarës.

Blutë bëjne me dije se 58-vjeçari kishte kultivuar kanabis në një zonë të pyllëzuar të fshatit Borsh.

Pas disa muajsh hetime të kryera në drejtimin e Prokurorisë së Vlorës, për një rast të kultivimit të bimëve narkotike, ka organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Vjeshta”.

Si rezultat i këtij operacioni u bë ndalimi i shtetasit H. B., 58 vjeç, banues në Borsh, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas është autori i kultivimit të bimëve narkotike cannabis sativa të gjetura gjatë kontrollit nga Policia, në një zonë të pyllëzuar, në fshatin Borsh, Himarë. Bimët narkotike u asgjësuan me anë të djegies.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Himarë/Finalizohet pas disa muajsh hetime, operacioni policor i koduar “Vjeshta”, për goditjen e një rasti të kultivimit të bimëve narkotike, në një zonë të pyllëzuar në fshatin Borsh. Vihet në pranga shtetasi Hekuran Beqiri, autori i dyshuar i kësaj veprimtarie kriminale.

/Albeu.com


Shtuar 6.10.2023 15:32