Kudo dhe kurdo me socialistët/ Elisa Spiropali nis takimet me bazën e PS: Për Shqipërinë siç i ka hije (FOTO)

Me anë të një postimi në “Facebook”, ish-kryetarja e Parlamentit dhe ish-ministrja e jashtme njëherësh deputete e Partisë Socialiste, Elisa Spiropali, ka njoftuar se ka nisur takimet me bazën e PS në zonën e saj elektorale, konkretisht tek Liqeni i Thatë.

Spiropali shkruan “Kudo dhe kurdo me Socialistët, për Shqipërinë siç i ka hije”, ndërsa ka postuar edhe një foto.

Të lidhura

None found

Kujtojmë që Spiropali ka dalë herë pas herë me mesazhe kritike ndaj qeverisë, që kur ajo u distancua nga grupi socialiste në rastin e imunitetit të Belinda Ballukut.

Ditën e djeshme ajo përcolli dje një mesazh të fortë duke ngritur shqetësimin për një model drejtimi që, sipas saj, po dominon sot PS-në dhe institucionet shtetërore. Ajo përshkruan një realitet ku institucionet nuk funksionojnë më si mekanizma vendimmarrjeje dhe llogaridhënieje, por si mjete presioni dhe kontrolli, duke u përdorur si “hanxhar” ndaj individëve, bizneseve, mediave dhe grupeve të caktuara.

Ish-kryeparlamentarja thekson se ky model i ndërtuar gradualisht përmes heshtjes dhe tolerimeve, po zëvendëson politikën me një strukturë të mbyllur dhe të centralizuar vendimmarrjeje.

Ish-ministrja tregon se e kanë këshilluar që të “heshtë” mbi atë se ç`ka ndodh te qeveria. Por ajo bën të qartë se pavarësisht paralajmërimeve dhe sulmeve, nuk trembet nga “qen që s’e kafshojnë”.

 


Shtuar 18.04.2026 10:49