Ku është Aurela? Basha shkon i “vetëm” në qendrën e votimit (FOTO LAJM)

Ditën e sotme Shqipëria mban zgjedhjet parlamentare ku vendoset fati i Shqipërisë në 4 vitet e ardhshme.

Vetëm pak minuta më parë, kryetari i opozitës, Lulzim Basha është paraqitur për të votuar në qendrën e votimit 192 pranë çerdhes nr.13, Rr. Demir Gashi, njësia 8.

Pas votimit Basha i buzëqeshur ka takuar gazetarët e qytetarët një më një.

Por ndryshe nga herët e kaluara ka rënë në sy se është paraqitur i vetëm dhe i pashoqëruar nga bashkëshortja e tij, Aurela.

Basha është shoqëruar nga të rinj e të reja të cilët votojnë për herë të parë.

 


Shtuar 25.04.2021 09:18