Kthehet përmbys makina në Tiranë

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në kryeqytet, ku një mjet ka dalë nga rruga duke u përmbysur.

Aksidenti ka ndodhur  afër Kopshtit Botanik në Tiranë. Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Ndërkohë policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit./albeu.com


Shtuar 21.03.2021 17:54

Tags: