Kryen bashkë krimet e para, zbulohet krahu i djathtë i Nuredin Dumanit

“Plumbi i Artë” është titulluar megaoperacioni i fundit i SPAK që ka goditur 8 grupe kriminale në Elbasan, Durrës dhe në Tiranë. Operacioni në fjalë ka ardhur menjëherë pas arrestimit të shumë të kërkuarit Nuredin Dumani, i cili u kap gjatë operacionit policor të koduar “Arratia” në Fier.

Mes të arrestuarve është Asllan Plaku, 30 vjeç. Mësohet se se Plaku është krahu i djathtë i Nuredin Dumanit, me të cilin ka kryer krimet e para.

Ndaj 30-vjeçarit është është vendosur masa e sigurisë “arrest me burg”.

Akuzat

Asllan Plaku është i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese” ndaj dy ose më shumë personave, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” të kryera në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grup të strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal.”

Asllan Plaku ndodhet në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.


Shtuar 19.05.2022 21:37