Aeroporti i Tiranës është kthyer në një nga simbolet e zhvillimit dhe rritjes së Shqipërisë, me një numër gjithnjë e më të madh udhëtarësh dhe lidhjesh ndërkombëtare.
Në fjalën e tij në New York, kryeministri Edi Rama u ndal tek rritja e aeroportit, duke theksuar se ai prej disa vitesh është ndër aeroportet më të mëdha të rajonit për nga numri i udhëtarëve.
Të lidhura
None found
“Është viti i 5 apo i 6 që kemi aeroportin më të madh në rajon”, tha Rama, duke shtuar se aeroporti tashmë ka më shumë udhëtarë se ai i Beogradit.
Sipas kryeministrit, ky zhvillim është një nga treguesit konkretë të ndryshimit që ka përjetuar Shqipëria. Rritja e trafikut ajror lidhet me zgjerimin e turizmit, shtimin e lëvizjeve ndërkombëtare dhe forcimin e lidhjeve të vendit me Europën.
Aeroporti i Tiranës po luan një rol gjithnjë e më të rëndësishëm në ekonomi dhe turizëm, duke e kthyer Shqipërinë si një pikë lidhëse për të gjithë rajonin.
