Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi këtë të premte në Elbasan se reforma territoriale po përdoret nga mazhoranca për të forcuar pushtetin e saj, në vend që të korrigjohen problematikat e krijuara më herët.
Sipas tij, qeveria po përgatitet të eliminojë edhe 15 bashki të tjera, mes të cilave tri në qarkun e Elbasanit. Berisha i cilësoi këto bashki funksionale dhe në shërbim të qytetarëve, ndërsa tha se opozita ka një plan të ndryshëm për organizimin territorial.
Të lidhura
None found
Ai bëri të ditur se projekti i Partisë Demokratike parashikon jo vetëm ruajtjen e bashkive ekzistuese, por edhe shtimin e të paktën 40 bashkive të reja në të gjithë vendin, përfshirë qarkun e Elbasanit. Sipas Berishës, kjo do t’i afronte qytetarët me pushtetin vendor.
Në përfundim, Berisha u bëri thirrje qytetarëve të Elbasanit dhe të gjithë Shqipërisë që të veprojnë me vendosmëri e guxim për t’i dhënë përgjigjen përfundimtare një regjimi që, sipas tij, nuk duhet të qëndrojë asnjë ditë më shumë në pushtet. Ai shtoi se asgjë nuk do ta ndalë opozitën dhe Partinë Demokratike në përmbysjen e kësaj diktature, të cilën e akuzoi se mbështetet te krimi, droga dhe vjedhja e shqiptarëve.
