Kryeministri i Federatës së Bosnje e Hercegovinës, Fadil Novalliç është dënuar me katër vjet burg për keqpërdorim të fondeve për blerjen e respiratorëve kinezë gjatë pandemisë së COVID-19.
Gjykata në Bosnje e Hercegovinë shpalli dënimin e shkallës së parë kundër Novalliçit më 5 prill, ashtu si edhe kundër të të pandehurve të tjerë në këtë rast: kreut të Mbrojtjes Civile të Federatës së Bosnje e Hercegovinës, Fahrudin Sollak, dhe pronarit të kompanisë bujqësore “Srebrena Malina”, Fikret Hoxhiç.
Sipas REL Sollak u dënua me gjashtë vjet burgim dhe Hoxhiç me pesë. Novalliç nuk u paraqit në seancën e komunikimit të dënimit.
Ai është akuzuar se ka hartuar një plan për të përdorur para nga buxheti i vitit 2020 për blerjen e mjeteve dhe pajisjeve për të luftuar koronavirusin. Ai është bashkuar me Sollakun dhe Hoxhiqin “për të siguruar përfitime materiale” që më pas do t’i ndanin mes tyre./albeu.com/