Kriza ushqimore, Ukraina: Kemi krijuar dy rrugë kalimi për eksportimin e grurit

Zëvendës ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Senik ka njoftuar se vendi i tij ka krijuar përmes Polonisë dhe Rumanisë dy rrugë për të eksportuar grurë dhe për të shmangur një krizë globale ushqimore, megjithëse pengesat kanë ngadalësuar zinxhirin e furnizimit.

Senik tha se siguria globale në lidhje me ushqimin ishte në rrezik sepse pushtimi rus i Ukrainës kishte ndaluar eksportet e drithërave të Kievit në Detin e Zi, duke shkaktuar mungesa të gjera dhe rritje të çmimeve.

Ukraina është eksportuesi i katërt më i madh në botë i drithërave dhe pretendon se ka rreth 30 milionë ton drithë të magazinuara në territorin e kontrolluar nga Ukraina, të cilin ajo po përpiqet t’i eksportojë nëpërmjet rrugëve, lumenjve dhe hekurudhave.

“Ukraina ishte në bisedime me shtetet baltike për të shtuar një korridor të tretë për eksportet e ushqimit”, tha Senik.

 

 

Ai nuk dha detaje se sa drithë tashmë ka lëvizur apo do të lëvizet nëpër këto rrugë.