Horror në Itali, 19-vjeçari masakron të atin

Një krim makabër ka tronditur këtë të diel Italinë. Një 19-vjeçar ka vrarë babanë e tij, 57-vjeçar, me të cilin jetonte në një banesë në Sesto San Giovanni, në periferi të Milanos në Itali.

I riu masakroi të atin duke ia prerë trupin në copa dhe më pas telefonoi policinë duke i thënë: “Nxitoni, kam vrarë babanë.”

“I preu kokën”, tha një nga fqinjët për Ansa.

19-vjeçari po trajtohesh prej kohësh për probleme të shëndetit mendor. Kur karabinierët mbërritën në banesë, rreth orës 09:00 të mëngjesit, gjetën të riun në gjendje shoku dhe babain e tij, menaxher banke, të masakruar në dhomën e gjumit.

Nëna e 19-vjeçarit nuk banonte në Sesto San Giovanni./albeu.com


Shtuar 12.06.2022 15:07