Kriza energjitike, Berisha zbulon skenarin: Rama zbrazi kaskadën e Drinit në verë

Ish-kryeministri Sali Berisha ndodhet sot në Gjirokastër. Gjatë fjalës së tij në ‘Foltore” Berisha ka komentuar paralajmërimin e kryeministri Edi Rama për një krizë energjitike në vend që do të çojë në rritjen e çmimeve.

Berisha tha se, kriza e gazit është e krijuar vetë pasi energjia që prodhohet nga gazi në vendin tonë është zero dhe po ashtu shtoi se gazi përdoret vetëm për gatim dhe pak për ngrohje dhe makina.

Gjithashtu Berisha zbuloi skenarin e Ramës, ku tha se, arsyeja e krizës energjitike ka ardhur pasi Rama ka zbazur Kaskadën e Drinit gjatë verës, në një kohë ku duhej të blinte energji, pasi në verë është më lirë.

“Po është rritur çmimi i gazit, por cfarë gazifikimi kemi në Shqipëri. Sa energji prodhojmë nga gazi ne? Zero. Po nëse kriza e gazit kap një vend që 25% të energjisë e ka nga gazi, si do na kape ne që shumicën e energjisë e kemi nga ujërat tona. Rama vetëm bën thirrje që rrisni çmimet se po vjen rritja e gazit, kur këtu gazi përdoret vetëm për gatim dhe pak për ngrohje dhe makina. Pra, është kriza që do të induktojë në çdo familje shqiptare. Sot iu them ju, se pas rezerves valutore që kanë bankat e huaja, rezervën më të çmuar kemi kaskadën e Drinit. Për specifikat e këtij viti, ajo ishte plot e përlot në 296 metra. Dhe si reverve strategjike, kaskada ruhet për vjeshtë. Verës gjen dhe blen më lehtë energji. Zotëria ka zbarzur kaskadën, ka shitur energji masivisht gjatë gushtit, dhe tani kaskada është në vdekje klinike. Kjo është asyeja e krizës. Në vend që të blinte energji me çmim të lirë, sot është tre herë më i lartë. Kjo është krizë e krijuar vetë. Nuk është krizë e gazit, është krizë e Ramës, e ministres së tij të papërgjegjshme”, tha Berisha./albeu.com