‘Për Shqipërine fliten gjëra të frikshme’. Nga Ukraina nuse shqiptare, vajza fiksim pilafin me fasule

Fjordi Subashi  dhe Oksanda Genkina jane çifti shqiptaro-ukrainas që u dashuruan që me takimin e tyre të parë. Ata e nisën marrëdhënien e tyre si kolegë, miq e sot bashkëshortë e prindër të mirë. Gjatë intervistës në ‘Abc e Pasdite’s me moderatorin Ermal Peçi çifti tregoi se një transaksion për një klient të huaj ishte sebepi që ata ta shihnin njeri tjetrin më shumë se sa kolegë.

Unë merresha me Tiranën, Oksana merreshe kryesisht me zonat bregdetare të Shqipërisë. Koincidoi një klient që ishte i huaj por që donte të merrtë një pronë me qera  në Shqipëri. Transaksioni zgjati pak si shumë, dhe në këtë filluam të njiheshim”,rrëfeu Fjordi.

Ata treguan më tej se dashurinë e tyre e kanë celebruar me një darkë të thjeshtë. Ndërsa Ermali i pyet Oksanën nëse edhe ukrainasit kanë qejf ahengjet sikurse shqiptarët.

“Jo me 300-400 veta si kanë qef shqiptarët”, tha ajo duke qeshur.

Ç’dinte ajo për vendin tonë? Oksana tregon: ‘Për Shqipërinë thuhen në Ukrainë gjëra të frikshme’.

Bashkë me çiftin ishte edhe vajza 8 vjeçare, Kamila e cila tregoi se nga Tirana i pëlqejnë ushqimet tradicionale siç është pilafi me fasule. Por jo vetëm kaq, duket se Kamila është edhe një “kujdestare” shumë e mirë e vëllait të saj Nikolas. Këtë të fundit ajo e vendos në gjumë me këngën Qingji i Vogël ose Dhurata e Miriam Cani.


Shtuar 6.10.2021 18:47