Një prej të mbijetuarve të sulmit në Deçan ka treguar si ndodhi ngjarja e rënë. Sipas dëshmitarit, ka qenë një person i maskuar që i doli para autobusit me nxënës dhe hapi zjarr me kallashnikov. Sipas tij, gjithçka ka ndodhur shumë shpejt.
“Ishim duke ikur me autobus. Edhe na ka dalë para një person i maskuar me kallash në dorë edhe ka filluar me gjuajtur drejt nesh. Gjithçka ka ndodhur shumë shpejt.”, rrëfeu i mbijetuarit, i cili kishte qenë i ulur në ndenjëset e para të autobusit.
Kujtojmë se mbrëmjen e djeshme në Gllogjan të Deçanit u sulmua një autobus shkolle dhe për pasojë humbën jetën dy nxënës dhe shoferi si dhe u plagosën 2 të tjerë./albeu.com