Krim në familje, 49-vjeçarja vret babanë

Mëngjesin e ditës së djeshme, një tragjedi familjare ka ndodhur në Greqi, ku një 49-vjeçare ka vrarë të atin.

Sipas mediave greke, 49-vjeçarja ka rrahur për vdekje me mjete të forta të atin, ndërsa raportohet se po përballet me probleme psikologjike.

Gruaja është arrestuar dhe është marrë në pyetje nga Policia, ndërsa në vendin e ngjarjes po vijojnë hetimet për zbardhjen e saktë të shkaqeve të ngjarjes tragjike.


Shtuar 4.05.2024 09:40