Aksident në Tiranë/ Makina fluturon në lumin Lana, 35-vjeçari përfundon në spital

Mëngjesin e sotëm, një aksident është regjistruar në afërsi të rrethit të Shkozës.

Një automjet ka përfunduar në lumin Lana, ngjarje e cila dyshohet se ka ndodhur pasi drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin.

Njoftimi:

Më datë 04.05.2024, rreth orës 05:30, në afërsi të rrethit të Shkozës, shtetasi F. H., 35-vjeç, duke drejtuar automjetin dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga, duke rënë në lumin Lana.

Drejtuesi i automjetit ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, ndërsa grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.


Shtuar 4.05.2024 09:49