Krim horror në Belgjikë, 36-vjeçarja goditet 200 herë me thikë nga ish-partneri

Një rast i ri i femicidit trondit Belgjikën. 36-vjeçarja Veronique u gjet e vdekur në një pellg gjaku në shtëpinë e saj në Knock. Infermierja kishte në trup 200 plagë thike, teksa për rastin është arrestuar ish-partneri i viktimës, 41-vjeçar.

Siç raportojnë mediat belge, Veronique ishte në një lidhje me autorin prej rreth dy vitesh. Megjithatë, për shkak të pabesive ajo vendosi të divorcohej nga ai.

Shtatorin e kaluar ata filluan të kishin sërish kontakte. Javën e kaluar, Veronique ishte në shtëpinë e një shoqeje kur burri vazhdoi t’i dërgonte mesazhe asaj dhe të bënte telefonata me video. Të dielën vonë natën e kaluar, ajo u kthye në shtëpi, ai e vizitoi duke thënë se donte të merrte kompjuterin e tij që kishte lënë atje. Fqinjët janë shqetësuar nga zhurma që kanë dëgjuar dhe disa orë më vonë kanë gjetur gruan të vdekur.

 


Shtuar 11.12.2023 10:48

Tags: ,