Kreu i FTT në një zë me Ramën: Zbuloni kush e “bllokoi” Rinasin!

“Jemi pranë Qeverisë në zgjidhje të kësaj situate me besimin që do u jepet mësimi i duhur konform ligjit atyre që sot tentuan të bllokojnë lëvizjen e lirë të njerëzve…”

Pas braktisjes së punës nga kontrollorët e AlbCONTROL, ka reaguar ashpër edhe Kryetari i Federatës së Transportit e Telekomunikacionit pranë KSSH, Tonin Gjinaj.

Me anë të nje deklarate për media, Gjinaj shprehet se kjo grevë është e stisur nga politika qorre e politikës së vjetër, në kundërshtim me nenin 197 të Kodit të Punës.

Reagimi i plotë: 

Federata e Transportit e Telekomunikacionit pranë Konfedaratës së Sindikatave të Shqipërisë (KKSH) me indinjatë mëson për ndërprejen e punës nga kontrolloret e ALBCONTROL, të stisur nga politika qorre e politikës së vjetër, në kundërshtim me nenin 197 të Kodit të Punës.

Jemi pranë Qeverisë në zgjidhje të kësaj situate me besimin që do u jepet mësimi i duhur konform ligjit atyre që sot tentuan të bllokojnë lëvizjen e lirë të njerëzve. Në këtë kohë pandemie nuk ka greva, por solidaritet me njëri-tjetrin.

Me konsideratë, Kryetari i Federatës së Transportit e Telekomunikacionit pranë KSSH, Tonin Gjinaj

 

 


Shtuar 7.04.2021 16:00