Një person është vetëplagosur me armë zjarri pasditen e kësaj të hëne në Shkodër.
Burime bëjnë me dije se 57-vjeçari me inicialet F.V., është vetëplagosur me armë zjarri.
I plagosuri është dërguar në spital për ndihmë mjekësore ndërsa gjendja e tij ende nuk dihet.
Shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta ndërsa mësohet se kanë nisur hetimet nga policia.