Supozimet themelore të kësaj shumice qeveritare janë në përputhje me atë që përfaqëson Aleanca për Shqiptarët, ndërsa ajo është partneriteti strategjik me SHBA-të, vazhdimi i rrugës drejt integrimeve evropiane, miratimi i të gjitha ligjeve reformuese dhe të gjitha vendimeve të nevojshme për vazhdimin e rrugës drejt BE-së, tha kryeministri Dimitar Kovaçevski para mbledhjes së Këshillit Ekzekutiv të LSDM-së, në përgjigje të pyetjes për takimin me liderin e Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari dhe mundësitë për bashkim të kësaj partie në koalicionin qeverisës.
“Për pjesën më të madhe kemi rënë dakord, si Taravari nuk mund të them sa është në përqindje, por detajet mbeten për t’u përcaktuar gjatë periudhës së ardhshme. Kam biseduar edhe me Alternativën, kemi pasur takime në ditët e kaluara, do të ketë edhe në ditët në vijim”, tha sonte Kovaçevski./ina