Kosova U15 e Ilir Nallbanit siguron çerekfinalen në Baku pas dy fitoreve

Nën drejtimin e Ilir Nallbanit, përfaqësuesja e Kosovës U15 ka fituar dy ndeshje në FIFA World Cup & Festival U15, turneu që po mbahet në Baku të Azerbajxhanit. Këto rezultate i kanë siguruar ekipit kalimin në çerekfinale të Grupit D.

Skuadra kosovare e nisi me një fitore të thellë 4-0 ndaj Tahitit dhe më pas mposhti Sierra Leonen 1-0.

Të lidhura

None found

Të enjten, Kosova do të luajë kundër Republikës Dominikane, me synimin për të regjistruar një tjetër fitore në këtë garë ndërkombëtare.

Në ndeshjet e grupeve, Kosova U15 ka marrë tri fitore dhe ka pësuar dy humbje. Dardanët triumfuan ndaj Afrikës së Jugut, Maldiveve dhe Anguilës, ndërsa u mposhtën nga Estonia dhe Franca.

Paraqitjet e futbollistëve të rinj të Kosovës në këtë turne japin shpresë për të ardhmen, teksa ata vijojnë ta përfaqësojnë vendin në arenën ndërkombëtare.


Shtuar më 28.10.2026 20:30